Presidenti i vendit Ilir Meta, i është drejtuar ditën e sotme Komisionit të Venecias, per të shprehur opinionin e tij në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara prej mazhorancës, por të rikthyera prej tij sërish në Kuvend.
Komisioni i Venecias është shprehur se e ka pranuar kërkesën e presidentit Meta, por që për momentin nuk ka asnjë koment, raporton FaxNews.
Kujtojmë se eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varlehyi reagoi ditën e sotme pas vendimit të presidentit Meta për ta çuar Kodin Zgjedhor në Venecia.
Ai i rekomandoi Kuvendit që të presë opinionin që do të jepet nga Venecia, dhe më pas të vendosë për rivotimin e ndryshimeve në kod. Në të njëjtën linjë u reshtuan dhe raportuesi i Shqipërisë në PE David Lega, si dhe zëvendëskryetari i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev.