Aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci, raportohet se ditën e sotme (e hënë) ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 44 vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga miku i tij i ngushtë njëherësh aktori, Xhelal Haliti.
Ky i fundit ndau një shkrim në rrjetin social, Facebook, duke kujtuar momentet dhe projektet në të cilat ishin së bashku.
Postimi i plotë:
Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera.
Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë.
Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe .
Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat” (2006-2010). Ai gjithashtu ka qenë edhe pjesë e shumë filmave të tjerë.