Maska është një nga elementët më të përdorur nga njerëzit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Shumë prej tyre janë dhe të personalizuara, sipas dëshirës dhe preferencave të gjithsecilit.
Shpeshherë figura dhe shkrime nga më të ndryshme kanë arritur të tërheqin vemendjen.
Një maskë të tillë e ka publikuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në fotografi shfaqet një djalë i cili mban një maskë me mbishkrimin: Rama ik.
Me ironi Berisha thotë se kjo është maska e vetme që të mbron nga COVID19.
“Shembull! Vetem kjo maske ju mbron”, shkruan Berisha dhe ndan foton e mëposhtme.