Abilekaj: Rama po hedh në erë vendin për pushtet, partitë e ‘reja’ janë projekti i tij

0
129

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në SYRI TV komentoi fillimisht reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj thirrjeve të BE për të pritur Komisionin e Venecias për Kodin Zgjedhor.

“Rama po nxiton me planin për manipulimin e zgjedhjeve,” tha ai.

 

 

“Kjo nuk do të kalojë në heshtje, nuk do të pranohet nga BE. Fati i Shqipërisë dhe fati i Ramës janë duke vrapuar në krah të njëri-tjetrit dhe do të përballen më 25 prill. Insistimi i BE duhet të bëjë që Rama ta kuptojë se nuk duhet të përplasë fatin e tij me fatin e Shqipërisë. Pasojat do jenë të rrezikshme,” tha ai.

“Rama është i gatshëm që të djegë fatin e Shqipërisë. Ai është gati të bëjë gjithçka për pushtet,” tha Abilekaj.

Duke komentuar partitë e reja që pritet të dalin nga e djathta, ai tha se këto janë projekt i Ramës.

“Mendoj se këto janë pjesë e planit të Ramës për të përçarë opozitën. Fakti që po njoftohen nga Erion Veliaj, kjo bën që të jetë një projekt i tyre. Në zgjedhjet lokale doli Bindja Demokratike, hyri në zgjedhje pa asnjë qëllim, doli pa asnjë rezultat dhe vetëm legjitimoi rezultatin.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here