Shqipëria rrezikon më shumë sesa mbyllja, atë të kolapsit të ekonomisë dhe shëndetësisë”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha, ndërs akuzoi Kryeministrin Edi Rama lidhur me atë që e konsideroi si papërgjegjshmërinë e Qeverisë për menaxhimin e situatës. Basha tha se Qeveria vijon të shpërndajë paratë për oligarkët dhe i ka lënë qytetarët në mëshirën e fatit.
“Shqipëria rrezikon shumë më shumë sesa ajo që thatë ju. Shqipëria rrezikon një kolaps të paprecedente të ekonomisë dhe shëndetësisë. 6 muaj pas sakrificës së shqiptarëve ekonomia është në kolpas. Paratë e shqiptareve në kohë krizë nuk kanë shkuar për të ndihmuar shqiptarët. Shqipëria ka shpenzimet më të larta për oligarkët dhe koncesionet”, tha Basha.
Ai tha se Rama po sillet si armik i popullit, duke theksuar se për të dalë nga kjo situatë duhet të zbatohet plani i PD.
“Detyra ime në kushtet kur sot si opozitë kemi vetëm fjalën është jo vetëm të tregojmë se çfarë ka ndodhur, por të tregojmë edhe rrugën e daljes. Rruga e daljes është plani i opozitës. Nëse gjendja po shkon drejt kolapsit është sepse Rama po sillet si armik i popullit”, u shpreh Basha.