Përshkallëzohet konflikti Armeni-Azerbajxhan, pasi ditën e sotme është ekzekutuar nëpërmjet një droni ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.
Mediat e huaja kanë nxjerrë pamjet ku tregohen momentet kur qëllohet me raketë makina ku ndodhej ministri armen Jalal Harutyunyan.
Konflikti zhvillohet në rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.
Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.