Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e trembëdhjetë të grevës së urisë.
Ato thonë se nuk do të dalin nga greva e urisë pa marrë trembëdhjetë pagat e prapambetura të cilat shprehen se i kanë fituar me gjyq.
Ato i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do të qëndrojnë atyre deri në vdekje.
Gratë naftëtare i kërkojnë deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.
“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori.
Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve.
Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, shprehen gratë naftwtare.