Reperi Brian Trotter i njohur me emrin e artit si ‘Kent Won’t Stop’, është gjetur i vdekur në bagazhin e një makine pas një përplasje në autostradë, në Miami.
Oficerët e Patrullës së Autostradës në Florida zbuluan trupin e pajetë të 25-vjeçarit.Trotter, u pa për herë të fundit në 17 Tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain shoferin e tij.
Shoferi i reperit, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.
Pas autopsisë, mjekët dolën në përfundimin se viktima u qëllua për vdekje disa herë dhe u la i vdekur në bagazh.
Në një raport të policisë thuhet se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të Dielën.
Ata e tërhoqën automjetin tip Silver Acura 200, në një park makinash aty pranë, por dyshimet nisën pasi vunë re mizat që ishin mbledhur dhe një erë të rëndë.
Brenda bagazhit, u gjet trupi i mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të avancuar të dekompozimit.