INVESTIGIMI/ Veliaj ‘sfidoi’ Ballkanin me bicikletat mobike. Po sot pse janë zhdukur nga qarkullimi?

0
119

Emisioni investigativ “BOOM” ka sjellw njw investigim pwr zhdukjen e 4000 biçikletave në Tiranë.

Në  vitit 2018 kryetari i Bashisë Tiranë Erion Veliaj, deklaroi që Tirana është qyteti i parë në Ballkan që sjell biçikletat pa stacion.

Për të përdorur biçikletat pa stacion qytetarët duhet te shkarkonin aplikacionin “Mobike” në celular dhe me pas ato do të merrnin informacion se ku ishte biçikleta me e afërt.

Lajmin për ketë risi e dha vetë Kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj: Sikurse Tirana ka sjellë risi. Me “Mobike” ne bëhemi qyteti i parë në rajon me biçikleta pa stacion. Për të gjithë ata që kanë pritur që teknologjia që të transformonte Tiranën, momenti ka ardhur.

Në bazë të marrëveshjes pritej të vinin jo pak, por 4000 biçikleta, në një marrëveshje që u nënshkruan në zyrën e Veliajt.

Në një investim të emisionit “BOOM’’ në “Ora Neës”, del që biçikletat nuk janë më në qarkullim.

Nëse tentosh të shkarkosh aplikacionin dhe është e pamundur.

Me pas BOOM tenton të kontaktojë me numrin zyrtar të kompanisë nuk del.

As në qarkullim nuk ka asnjë biçikletë nga ato që promovoi Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here