Propozimi i Kryemadhit: Për 3 ditë mos i merrni paratë e taksës së naftës, jepjani naftëtarëve të Ballshit

0
127

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me banorët e qytetit të Fierit ka prekur temën e taksës së naftëve për vendin tonë . Kryemadhi i ka kërkuar qeverisë që për 3 ditë të mos e mbledhë taksën, por t’ua japë grevistëve si mundësi për shlyerjen e rrogave të prapambetura.

“Do t’i kërkoja qeverisë që me këtë çmim të lartë takes që ka nafta, më shumë se Maqedonia në lëkë për litër, do t’i kërkoja që për 3 ditë të mos i merrte taksat e naftës, por t’ua jepte naftëtarëve të Ballshit. Vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë në punët e tyre dhe jetën e përditshme.

3 ditë t’ja uli çmimin naftës për fermerët, për shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendojë 3 ditë për naftëtarët e Ballshit që janë prej ditësh në grevën e urisë”, është shprehur Kryemadhi.

Sakaq kryetarja e LSI u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të lirë në zgjedhjet e 25 prillit për të votuar këdo forcë politike që i përfaqëson ata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here