Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, duke publikuar ne Facebook, nje video nga fjalimet e kryeministrit thekson se Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve, duke e cilësuar të paprecedentë arrestimin e zonjës, diten e djeshme vetem sepse qeshi gjat nje takimi.
REAGIMI I HASËS
Kemi 2 lajme të mira!
1. Edi Ramën e shqetëson e qeshura e njerëzve!
2. Edi Rama po tregon fytyrën e vërtetë të dhunuesit të grave.
Rasti i paprecedentë i arrestimit të një gruaje pse i prishi qetësinë palo kryeministrit me të qeshurën e saj, është tipike e degradimit të regjimeve autokratike.
Edi Rama ka ndërtuar një të tillë, që do të rrëzohet me votë në 25 Prill.
Sot Edi Rama po e shfrytëzon pushtetin e vjedhur për t’u mbyllur gojën njerëzve.
Ai mund të qeshë tani me urdhrat e tij perversë, por të mos harrojë fjalën e mençur të popullit “Qesh mirë, kush qesh i fundit”
25 Prilli po afron!