Skandaloze! Reagon Enkel Demi: Demokracia e Rilindjes të çon në burg, nëse qesh në sy të diktatorit…

0
159

Gazetari Enkel Demi ka reaguar pas ngjarjes që ka ndodhur me datë 15 Tetor, ku një grua është shoqëruar në polici pasi ka qeshur afër kryeministrit Rama. Ai e cilësoi këtë ngjarje skandaloze, ndërsa shtoi se “demokracia e Rilindjes të çon në burg, nëse qesh në sy të diktatorit”.

“Nga ky lajm duhet të kuptojmë dy gjëra. E para kur flet kryeministri ne duhet ta dëgjojmë, guxoni dhe mos e dëgjoni, sepse ai fjalët i ka ari. Dhe e dyta, kur ai nuk të jep leje nuk duhet me qesh. Është ai që të thotë se kur duhet me qesh, përndryshe ndërhyjnë patrullat. Sot, data është 29 Tetor dhe ngjarja ka ndodhur me 15.

Nëse ju që mbani mend filma shqiptarë të kohëve të vjetra mendoni që kjo ka të bëjë me periudha të karikaturizuara nga realizmi socialist në kohën e Mbretërisë e keni gabim. Kjo është Rilindja, demokracia e Rilindjes të çon në burg, nëse i qesh në sy diktatorit të Rilindjes Edi Ramës.”,- tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here