As universitetet, as studentët: Në mbretërinë e Absurdit askush nuk gjen zgjidhje…

0
154
Nga Luçiano Boçi 

Absurdi ndjek absurdin. Rama përgjatë gjithë kohës së pandemisë ka mbjellë gjithmonë kaos dhe pasiguri. Vendimet e tij për mbyllje apo hapje, kanë qenë gjithmonë të minutës së fundit, të pa studiuara dhe shpesh herë në kundërshtim me njera-tjetrën. Një pasqyrë e qartë e absurdit me të cilin ai qeveris. Kjo sepse ai në të gjitha rastet, ose shmangu e shmang plotësisht detyrimet financiare, siç bëri me nxënësit e mësuesit, ose rimbursoi e rimburson fare pak, siç bëri me biznesin.

Kur nuk kishte transport publik dhe Evropa nuk i kishte hapur Universitetet, ne i hapëm ato. Atëkohë Ramës i duheshin zgjedhjet dhe nuk pyeti për shëndetin e studentëve e të pedagogëve.

Sot kur kemi transport publik, raste të shtuara në masë në arsimin parauniversitar, Universitetet mbyllen. Çdo gjë si në Evropë – do të bërtiste dikush. Por asgjë nuk është ashtu!
Universitetet tona megjithë paralajmërimet, nuk u mbështetën financiarisht për të rinovuar teknologjinë e të mundësonin ngritjen e platformave përkatëse me të dhënat e domosdoshme për mësimin online. Programet e lëndëve, por dhe leksionet nuk iu nënshtruan standarteve dhe normave të diplomimit në distancë. Asgjë s’ka ndryshuar tek ato që nga marsi. Përveç se disa janë gjymtuar me mbylljen e disa degëve.

Universitetet publke janë lënë në mëshirë të fatit dhe inercisë. Jo vetëm kaq. Diplomimi dhe mësimi në distancë pengohen në mënyrë absurde ende, nga Ligji i Arsimit të Lartë, i cili nuk e parashikon një formë të tillë studimi. Ndërkohë, mungon çdo mbështetje financiare për studentët që vijnë nga familjet me probleme ekonomike, se për pedagogët as që bëhet fjalë.

Studentët e viteve të para do gjenden para një kaosi mësimdhënës sepse nuk dinë se ku e si të orientohen. Studentët e viteve të dyta e të treta kanë problemet e qirave dhe të punësimit part-time. Por ama të gjithë do të paguajnë tarifat e kripura të bachelor dhe master dhe sdo të marrin asgjë nga ajo që qeveria i ka detyrim. Por në mbretërinë e absurdit dhe kaosit askush nuk gjen zgjidhje. As Universitetet e as studentët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here