Greva e Ballshit hyn në ditën e 16-të, naftëtaret thirrje Ramës: Nuk negociojmë jashtë grevës pasi nuk kemi besim…

0
121

Naftëtaret e Ballshit kanë hyrë në ditën e 16-të të grevës së tyre brenda ambienteve të uzinës së naftës teksa gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet.

Ato ngelen të vendosura të vijojnë grevën edhe pse konfirmojnë se forca fizike e tyre ka shteruar tashmë.

Sërish naftëtaret ia janë drejtuar me një thirrje kryeministrit Edi Rama që të gjejë zgjidhjen, por jo që ato të lenë grevën.

‘’Nuk dalim që këtu. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama, do dalim kur të marrim pagat e fituara me gjyq. Nuk negociojmë jashtë grevës se nuk kemi besim.’’- thonë ato.

Ditë pas dite Edi Rama i ka vendosur kushtin naftëtareve që të lenë grevën dhe më pas ai do shkojë vetë menjëherë për të negociuar, por vetëm pasi të plotësohet kushti.

Ndërkohë gratë kanë kërkuar një grup negociator që do diskutojë me kryeministrin, por nga ana tjetër ato të vijojnë grevën deri në zgjidhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here