Rrëzimi i dekretit në Kuvend/ Meta: Hap drejt bllokimit të integrimit…

0
206

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalë në tryezën e shoqërisë civile lidhur me referendimet.

Sipas presidentit, çdo ligj që e ka parë si në kundërshtim me Kushtetutën dhe interesin qytetar e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Nuk do të ketë të ardhme europiane për Shqipërinë pa një ligj për referendumet dhe pa bërë ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë që ajo nuk mund të ndryshohet kurrësesi as nga 140 deputetët të ligjshëm, por çdo gjë duhet bërë me referendum”, nisi fjalën e tij Meta.

Sipas presidentit, rrëzimi në Parlament i dekretit për Kodin Zgjedhor është një hap drejt integrimit europian të vendit.

Ilir Meta: “Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008 i cili i dha goditje në zemër sistemi parlamentar e na çoi këtu në demokracinë e kryetarëve të oligarkëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 deputetet refuzuan rekomandimet e ndërkombëtarëve dhe hodhën poshtë integrimin e Shqipërisë dhe jo vetëm për zgjedhjet e 25 prillit por edhe më tej.  Prej 20 muajsh kemi një parlament monopartiak, nga 140 deputet  janë 122 formalisht, prej 32 muajsh mungon Gjykata Kushtetuese dhe në këtë aspekt nuk respektohet Kushtetuta. Në këtë kuadër kur shkelen të drejtat populli ka të drejtë që ti vendosë vetë të drejtat përmes referendumit.

41 ligje ka kthyer presidenti në Kuvend për rishqyrtim. Antikushtetushmërie. Çfarë mund të ketë ndodhur me marrëveshje ndërkombëtare me aktet e këshillit të ministrave.

Çfarë po ndodh përditë me veprimet e paligjshme të policisë dhe shtetit kur dhe si do të dëgjihet zëri i popullit. E pamundur të shprehësh me fjalë absudrin e kësaj situate.

Prej kohësh biznesi i huaj dhe ai vendas ka frikë të investojë në Shqipëri. Vendimarrjet arbitrare. Ska asnjë lloj llogaridhënie, mnekanizmat gati janë shuar pre 3 vitesh”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here