Basha: Kam ndjekur rastet e 4 të afërmve, sistemi është në kolaps…

0
130

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi në konferencën për shtyp se ka ndjekur nga afër rastet e 4 të afërmve të prekur nga koronavirusi i ri.

“Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP

Mungesa e testimeve është përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor.

Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve është përgjegjësi personale e Edi Ramës.

Përhapja e shpejtë e infeksionit vjen pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve.

Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe.

Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje,” tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here