Basha: Rama bredh si pushtues, bën sërish premtimet bajate…

0
136

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha iu përgjigj kreut të qeverisë, Edi Rama, që ishte sërish sot në aeroportin e Kukësit.

“Ka shkuar gjashtë herë te aeroporti i Kukësit, që është ndërtuar nga Emiratet e Bashkuara dhe po shkatërrohet. Shkon si pushtues, para mbrapa me roje.

Sot në Kukës jetojnë një e treta e banorëve që ishin kur Rama erdhi në pushtet. Përmes politikave raciste, ka ndodhur shpopullimi dhe dy të tretat e kuksianeve janë larguar.

Pasi ka larguar qindra e mijëra, bën sërish premtimet bajate,” tha Basha.

“2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite.

Ka premtuar 300 mijë vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi.

Shqiptarët e dinë se kanë përballë një gënjeshtar kronik, që u ka kushtuar qytetarëve shumë jetë.

Lëviz nëpër Shqipëri si pushtues, i pasigurtë nga shqiptarët. Largimi i tij është fillimi i ndryshimit që presin shqiptarët,” tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here