Kryemadhi-Ramës: Nuk je votuar kurrë, ke marrë pushtetin me kompromise…

0
131

Nga Devolli ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI, Monika Kryemadhi iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi ashpër sot në Kukës.

Kryemadhi u shpreh se Rama nuk është votuar asnjëherë ashtu si Ilir Meta, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve.

Sipas kryetares së LSI, 25 prilli është dita e fundit e mbretërimit të tij.

“Ka frikë nga të rinjtë, nga gratë naftëtare që u ka grabitur pagat dhe ju grabit edhe naftën. Nafta e Shqipërisë shitet sot më pak se gjysma e çmimit të naftës të çdo vendi tjetër.

Frika që njerëzit e kanë kuptuar vjedhjen që u bën Edi Rama çdo ditë. Ky njeri që në jetën e tij kurrë nuk është votuar, por ka ardhur si rezultat i kompromiseve. Ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e qytetarëve në vitin 200 dhe në vitin 2017 është zgjedhur president me vota. Nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi, por si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider.

Që edhe Ilir Meta të jetë krenar për këta të rinj dhe të reja që do e ndjekin nga pas në rrugën e rij si president për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mos u çudisni kur pas disa ditësh të thotë nuk hyj zgjedhje me Lul Bashën, Ilir Metën dhe Monikën. Por 25 prilli është dita ë fundit e mbretërimit kriminal të Edi Ramës dhe grupeve të tij. sot i ka filluar numërimi mbrapsht.

Ne nuk do të ndalojmë duke biseduar e ju dhe duke ju nxitur ju që në 25 prill të shkoni të votoni”, tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here