Ka ngjallur debat të madh vendimi i papritur (vetëm 3 ditë para) për kalimin e mësimeve, në auditoret e universiteteve online.
Kjo ka sjellë edhe një përplasje mes ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë. Kështu ministrja e Arsimit, Evis Kushi i ka kërkuar homologes së saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë, Ogerat Manastirliu, që të rishikojë vendimin dhe mësimi në universitet të zhvillohen në auditore.
Me një kërkesë drejtuar MSH, Kushi, kërkoi që studentët e vitit të parë të zhvillojnë mësim në auditore të paktën 1 javë. Por kjo kërkesë është refuzuar nga MSH, me argumentin se universitetet janë vatra të koronavirusit.
Kërkesë e ministres Kushi erdhi pas vendimit për mbylljen e universiteteve dhe kalimin e mësimit online. Ky vendim ka ngjallur pakënaqësi të studentët të cilët kanë paralajmëruar edhe një protestë më 2 nëntor në orën 10:00.