Edhe pse opercionet e kërkimit për të mbijetuar nën rrënojat e tërmetit vijojn ë, Erdogan, nuk ka lënë pas provokimet për fqinjët e Greqisë.
Presdenti turk Erdogan ka deklaruar se Turqia do vazhdonte hetimet e saj me Oruch Reyes, Kanuni dhe Fatih, me synimin për t’u bashkuar me vendet më të fuqishme në botë, politikisht dhe ekonomikisht.
“Kur të kemi sukses në luftën tonë, Turqia do të hyjë në vendet më të mëdha në botë politikisht dhe ekonomikisht. Ne do të vazhdojmë të rritemi, do të vazhdojmë me Oruch Reyes, do të vazhdojmë me Fatih, me Kanuni, me Yavuz. Me ndihmën e Allahut, ne do të jemi shumë ndryshe në të ardhmen falë përpjekjeve tona”, u shpreh Erdogan, transmetojnë mediat e huaja.
Kujtojmë se Turqia lëshoi një Navtex të ri për datat 1-14 Nëntor, për anijen kërkimore Oruts Reyes gati 24 orë pas komunikimit telefonik midis Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Tayyip Erdogan, telefonatë që u bë pas tërmetit të madh në zonën e Samos.