Ky është i riu shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali…

0
162

Dhimbje në komunitetin shqiptar në Prato, ku një ditë më parë ka humbur jetën një i ri shqiptar.

Bëhet fjalë për Agron Dajlanaj, 29 vjeç që prej vitesh punonte si magazinier.

Ai humbi jetën pas një aksidenti me motor.

Image

Komuniteti shqiptar është në lot për këtë humbje, pasi sipas tyre ‘iku një djalë i shkëlqyer’.

‘Është një humbje e madhe – thotë presidenti i shoqatës shqiptare Sopoti – Qamil Zejnati. Agroni ishte një djalë që punonte si magazinier në zonën e Campi, që kur ishte 18 vjeç.

E njihte shumë mirë atë rrugë dhe ne nuk e kuptojmë se si ka ndodhur aksidenti. Si shoqatë ne i jemi gjendur menjëherë pranë familjes dhe sidomos të shoqes, pasi kanë edhe një vajzë të vogë’.

Agron Dajlanaj ishte djalë i vetëm dhe jetonte së bashku me prindërit në Prato, Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here