Rreziku nga koronavirusi, Portugalia vendos masa kufizuese…

0
132

Portugalia bëhet vendi i radhës Evropian që vendos masa shtrënguese kundër koronavirusit.

Masat e vendosura së fundmi mbulojnë 70 për qind të vendit: në 121 komuna nga 308 në vend.

Kufizimet do të aplikohen edhe në Lisbonë dhe Porto.

Kështu, njerëzve do u kërkohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për të shkuar në shkollë, punë dhe për të kryer “aktivitete jetësore.”

Dyqanet do qëndrojnë të mbyllura pas orës 22:00.

Kryeministri Portugez Antonio Costa u shpreh:

“Nëse nuk bëhet asgjë, rritja e infeksioneve do të na çojë drejt një situate kolapsi të sistemit tonë shëndetësor.”

Masat do të rishikohen brenda dy javësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here