Prokuroria kërkon 6 vite burg për bosin e mafies në Viterbo, Ismail Rebeshi i dënuar më 11 qershor me 12 vjet burg për krijimin e një grupi të tipit mafioz.
Akuza aktuale që rëndon mbi të është ajo e trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Në këtë rast, ai po gjykohet për operacionin e koduar “Ichnos”, i cili rezultoi me pesë arrestime më 26 nëntor 2018, dy muaj para se shqiptari të futej në një burg, pas 13 urdhër-arresteve të paraburgimit të operacionit Erostrato.
Në vetëm tre muaj, nga nëntori 2017 deri në shkurt 2018, Rebeshi, i mbrojtur nga Roberto Afeltra, do të kishte arritur të furnizonte një grup sardinian me një kilogram e gjysmë heroinë dhe gjashtë kilogramë kokainë, me cilësi të pastër 93 për qind.