Kryemadhi:  LSI denoncoi e para aferën e inceneratorëve, nuk na bën dot pis Lefter Koka

0
143

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftusr sonte në Syri.Tv, ku  u pyet se përse inceneratorët kanë firmën e ish-ministrit të tyre, Lefter Koka.

Kryemadhi tha se LSI ka denoncuar e para çështjen e inceneratorëve dhe ka votuar kundër.

“Kjo është sikur të themi se ka ngelur nusja e komshiut me barrë dhe e ke fajin ti.

Zoti Koka nuk ia ka marrë LSI-së as vulën dhe as firmën. Kryeministër ka qenë Edi Rama. Firma e tij është individuale. Kush është pa kokë e me kokë, le të ikin nga kanë ardhur, se kur nuk ka përgjegjësi ai që ka vënë firmën, mua nuk më bëhet vonë fare.

LSI ka qenë e para me zotin Vasili që ka kërkuar konsulencë dhe bashkëbisedim për inceneratorët. Ky zotëria është marrë peng nga zoti Rama dhe nga të tjerë.

LSI nuk e ka votuar, e ka kundërshtuar çështjen e inceneratorëve. Edhe importimin e mbetjeve. Që kur jam bërë kryetare e LSI, Koka nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Koka na ka kërkuar që të mos vazhdojmë çështjen e inceneratorëve. Unë kam qenë kundër. Madje unë kam qenë në protestë kundër inceneratorëve të Fierit.

Nuk na bën pis si LSI as Lefter Koka dhe as të tjerët,” tha Kryemadhi.

I pyetur nëse Koka iku nga LSI, ajo tha se ai është vetëpërjashtuar sepse nuk mori pjesë në mbledhjet e partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here