Lufta Azerbajxhan – Armeni/ Shkon në mbi 1 000 numri i të vrarëve

0
138

Autoritetet ushtarake në rajonin e Nagorno Karabakut ka thënë se 11 ushtarë shtesë kanë vdekur në luftimet me forcat e Azerbajxhanit, pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një liste të publikuar nga shërbimi për media i ushtrisë, në mesin e personave të vdekur është edhe zëvendës-komandanti i Ushtrisë së Mbrojtjes së Nagorno-Karabakut, Artur Sarkisian, shkruan Rel.

Numri i viktimave në këtë rajon ka shkuar në 1,177 prej kur kanë shpërthyer përleshjet më 27 shtator, ka thënë ushtria. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë ndërkohë në Tëitter se forcat e shtetit të tij kanë marrë kontrollin e tetë fshatrave shtesë në operacionet në Nagorno-Karabak.

Ndaras, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka thënë më 2 nëntor se disa vendbanime civile në rajonin Tartar, brenda Azerbajxhanit janë qëlluar nga trupat e Armenisë.

Nagorno-Karabaku njihet si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë, refuzojnë rregullin azer. Ata kanë drejtuar vetë çështjet e tyre, me mbështetjen e Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit janë larguar nga rajoni, në luftën që ka përfunduar përmes një armëpushimi më 1994.

Aliyev ka thënë më 2 nëntor se Azerbajxhani është gati t’iu japë fund armiqësive nëse Armenia zotohet se do të largojë forcat e saj nga Nagorno-Karabaku, një ditë pasi ka thënë se trupat azere do të “shkojnë deri në fund” nëse negociatat nuk e arrijnë synimin. Kryeministri armen, Nikol Pasahnian, ka kërkuar nisje të hetimeve për përfshirjen e dyshuar të mercenarëve nga Siria dhe Libia në anën e Azerbajxhanit në këtë konflikt.

Si Azerbajxhani, ashtu edhe shteti aleat, Turqia ka mohuar përfshirjen e mercenarëve në këto armiqësi. Luftimet e fundit në mes të të dyja palëve kanë nisur më 27 shtator, konflikt që është përshkallëzuar me raketa, dronë dhe artileri të rëndë.

Rusia ka vlerësuar se rreth 5 000 persona kanë vdekur në të dyja anët. Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Rusia, kanë dështuar që të gjejnë zgjidhje për një armëpushim afatgjatë për këtë konflikt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here