Shqipëria e bekuar me mbi 400 km det/ Gjeneral Ahmetaj: Kombi sytë nga deti, Perëndimi dhe Perëndia!

0
156

Gjeneral * Piro AHMETAJ

Pa asnjë mëdyshje, Shqipëria është e bekuar me mbi 400 km kufijë detarë si dhe pozicion mjaft të favorizuar në Mesdhe dhe rajon. Hapësirat detare (det i brendshëm dhe teritorial) të RSH- së janë rreth 11 mijë km2 ose më shumë se 1/3 e sipërfaqes tokësore (28 mije km2).

Për rrjedhojë, hapësira detare, e RSH zotëron burime ekonomike me peshë strategjike për mirëqënien e qytetarëve dhe interesa të larta gjeopolitike në mesdhe për mbarëkombin.

Historikisht, përqasja dhe marrëdhëniet e shqiptarëve me detin kanë qenë jo shumë”miqësore”.

Kjo pasi deti është parë si drejtimi nga vinin kërcënimet, fatëkqësitë, gjëmat, dhe shumë pak, ose aspak eshte pare, si një hapesire me mundësi e jashtëzakonshme për prosperitetin ekonomik, si dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Regjimi komunist i E. Hoxhës e shihte detin si hapësirë nga do na sulmonin armiqtë ose koalicion armiqsh dhe shpenzoi deri gati 10 % të GDP-së vendit (nga gjithësej deri 25 % për mbrojtjen), për të ndërtuar infrastruktura, kapacitete mbrojtëse, si dhe një flotë modeste peshkimi dhe tregëtare për interesat ekonomike.

Mbas viteve 1990, deti na shërbeu si orientim dhe urë e shqiptarëve drejt perëndimit, por gjithësesi mbeti “në klasë” si “burim i trafiqeve, kontrabandës dhe kërcënimeve”, ndërsa Flota Detare tregëtare dhe ajo e peshkimit pothuaj u shpërbënë plotësisht.

Megjithë përpjekjet e “çintegruara”, infrastrukturat dhe portet detare (Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë) janë pothuaj të rrënuara dhe operojnë me kosto të lartë ekonomike.

Po ashtu, megjithë përpjekjet për modernizimin e sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare (me Lockedmartin) si dhe të disa anijeve patrulluese, Forcat Detare (ushtarake) ato dhe Roje Bregdetare, FD nuk zotërojnë kapacitete të mjaftueshme operacionale të afta për ushtrimin e autoritetit detar, ndërsa mjetet e Policisë Kufitare mbeten pothuaj inekzistente.

Mbas viteve 1992, pothuaj të gjitha qeverive u ka munguar vizioni dhe programet për ta ndryshuar përqasjen dhe fokusuar te interesat e larta dhe afatgjata ekonomike që mbart hapësira detare.

Konkretisht në dokumentin “inventar në letër” të qeverisë-Rama: “STRATEGJIA KOMBȄTARE PȄR ZHVILLIM DHE INTEGRIM 2015 – 2020”, sektori detar përmblidhet në vetëm një paragraf me objektiva të pamatshme, si dhe programe dhe përgjegjësi të paqarta.

Kështu, fatëkeqësisht RSH nuk ka ende një strategji, infrastruktura dhe kapacitete të integruara për të menaxhuar dhe ushtruar autoritetin (sovranitetin) shtetëror në hapësirën detare.

Dhe pamvarsisht disa ndryshimeve (të rrëmujshme) ligjore (2002 – 2013) si miratimi i Ligjit për Rojen Bregdetare, krijimi i Qëndrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe përpjekjeve për modernizimin e sistemit të vëzhgimit, FD nuk zotërojnë kapacitete dhe aftësi operacionale për të ushtruar autoritetin shtetëror në hapësirën detare të RSH. Kështu RSH është e bekuar dhe e begatë por e vjedhur dhe dëshpëruar!

Për ta argumentuar sjellim si shembull se: “në raportet e inteligjencës ndërkombëtare rreth viteve 2000, konstatonin se deri 80 miljonë € në vit “grabiteshin” nga ZEE e RSH, pa përfshirë imazhin nga ndotjet, trafiqet, kriminaliteti, etj”.

Në shtesë, nënvizoj se në thelb të mosmarrëveshjeve detare qëndrojnë ndarja e hapësirave, pasurive dhe akseseve në rrugëkalimet detare. P.sh: konfliktet detare Greqi – Turqi për Mesdheun Lindor; SHBA – Danimarkë për Grenlandën; SHBA – Kinë mbi Detin Jugor Kinez, etj., kanë në themel mosmarrëveshjet mbi ambicjet, burimet dhe interesat ekonomike, rrugëkalimet dhe peshën gjeopolitike.

Po ashtu, siç dihet RSH, ndersa ka zgjidhur me Italine cështjen e shelfit kontinental, ka ende mosmarreveshje të pa zgjidhura për ndarjen e ZEE me Greqinë dhe Malin e Zi. Ndersa duhet shtuar se SulltanatQeverisja-Rama, pasi e keqpërdori si kauz patriotiko-nacionaliste para marrjes së pushtetit në 2013, për 8 vjet rresht ka keq-deshtuar përfundimisht për të gjetur zgjidhje, për më tepër duke krijuar dhe rrethana të disfavorshme për RSH si rasti i njohjes verbale të zgjerimit të ujrave territoriale greke në 12 milje!

Së fundmi është Ri-kthyer te adresimi në Gjykaten Ndërkombëtare, adresimi tek e cila në çdo rrethanë do jetë përgjegjësi e qeverisjes së pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Disa vende si, Norvegjia, Malta, Danimarka, (të përafërta me RSH në konteksin e madhësisë) mbeten modeli i mirë-menaxhimit të pasurive dhe interesave detare.

Parë kështu, përbën arësye të qartë shtesë që ekpertiza dhe bashkepunimi me një nga këto vende të konsiderohet si partner afatgjatë për zhvillimin e master-planit kombëtar për detin. Shënim: “bazuar në praktikat botërore, vendet që ndajmë kufijë detar nuk rekomandohen si partnerë strategjik”.

Kështu, interesat ekonomike në hapësirën detare, mbeten si një mundësi kombëtare të pashfrytëzuara.

Prandaj, e çmoj si domosdoshmëri; “hartimin e një strategjie afatgjatë detare (2050) e cila jo vetëm tejkalon “trashëgiminë e sjelljes armiqësore ndaj detit”, por nëpërmjet një Master-Plani kombëtar (me studio ndërkombëtare, p.sh: Novegjeze) për të realizuar një vlerësimin strategjik (të paketës ligjore, infrastrukturave, burimeve, kapaciteteve, aftësive dhe mundësive të zhvillimit të transportit, peshkimit dhe turizmit detar), si dhe një matricë atafgjatë masash dhe përgjegjësisht shtetërore të integruara për menaxhimin e hapësirës dhe interesave detare, duke e integruar edhe me një nën-projekt për menaxhimin e burimeve ujore (lumenjtë, liqenet, rezervuarët) të RSH- së.

Kjo strategji duhet të përfshijë zhvillimin e interesave kombëtare nëpërjmet:
– Krijimit të një pakete të vetme ligjore për menaxhimin dhe shfrytëzimin ekonomik të hapësirës detare të RSH. Këtu do të përfshihen menaxhimi i burimeve të tabanit të detit (shelfit kontinental), të hapësirës detare (ZEE, TW), industrisë së peshkimit, transportit detar e atij turistik duke krijuar lehtësira proceduriale për flamurin dhe regjistrin detar të RSH- së, duke rritur sigurinë portuale dhe nxjerrë portet detare nga lista e zezë dhe gri.

– Krijimi i infrastrukturës moderne përpunuese në portet e vendit, duke u fokusuar në ato të prioritetit strategjik për ekonominë. Gjithashtu krijimi i një studimi me zyrë ndërkombëtare për mundësitë e shfrytëzimit të bregdetit për qëllime turizmi, larg interesave te oligarkikve !

– Përmirësimi i paketës ligjore për zbatimin e autoritetit shtetëror në hapësirën detare e cila do përfshijë të gjitha institucionet ligjzbatuese në det, si dhe ndërtimi i infrasturkturës kritike për këto institucione duke shmangur “dorovitjet/abuzimet” si në rastin e bazës detare të Sarandës.

– Krijimi i Institutit të studimeve detare pranë Akademisë së Shkencave (apo dhe e Universitetit të Durrësit/Vlorës) i cili në vijimësi do të identifikojë vlerat, përfitimet dhe alternativat e zhvillimit të hapësirës detare !

Modernizimi i Forcës Detare (Roje Bregdetare) me programe, mjete, pajisje vëzhgimi dhe infrastruktura të afta për të ushtruar autoritetin zyrtar, si dhe mbrojtjen sovranitetit dhe të interesave kombëtare në hapësirën detare të RSH. Infrastrukturat e FD detare të parashikojnë ndërveprimin operacional me “task grupe të NATO-s në Mesdhe”, të cilat, jo vetëm rrisin peshën e kontributeve tona në NATO, por edhe përforcojnë pozitën gjeostrategjike të RSH në rajon.

Ndërtimin e Portit të Ballkanit (në Jug/Vlorë, ku ka hapësira dhe thellësi adequate) me infrastrukturë moderne të përpunimit, lidhje me rrjetin rrugor dhe hekurudhor, të integruar me zhvillimin e Korridorit VIII, si dhe me autostradën e paqes Beograd-Prishtinë.
Në këtë master-projekt të konsiderohet edhe rivitalizimi ndërtimi i një kantieri ndërkombëtar në Pashaliman, me synim prodhimin dhe riparimin e anijeve të vogla (jahteve) në funksion të zhvillimit të turizmit elitar, por edhe të riparimit të mjeteve detare të peshkimit (të cilat fatkeqësisht kryejnë riparimet në vendet fqinje).

Ndërtimin e portit rajonal, (pjesë e strategjisë detare 2050) e çmoj si njëren ndër veprat më madhore kombëtare, krahasuar edhe me TAP, Udhën e Kombit, etj…

Per me teper, ky port do shërbei si porta hyrse e perendimit, mbarti interesa të larta ekonomike, me peshe kritike për mirëqënien, jo vetëm të qytetarëve të qarkut të Vlorës, ultësirës perëndimore, por të mbarëshqiptarëve, si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e më gjërë.

Nga ana tjetër, nënvizoj dhe e përsëris jo pa qëllim se, “një port në det të thellë në Adriatik” ishte pjesë e paketës së projekteve të marrëveshjes Kosovë – Serbi, nënëshkruar në dhomën ovale nën përkujdesjen dhe mbështetjen e Presidentit Trump.

Me fjalë të tjera, një strategji afatgjatë detare për kthimin e hapësirës detare shqiptare e bën rajonin më të sigurtë dhe si një nyje kalimit të mallrave në mesdhe! Pra, ndërtimi i këtij porti (Adriatik/Vlorë), fatmirësisht mbartë edhe interesat gjeopolitike të SHBA- së, në Mesdhe.

Thënë kete, ky Port, merr kështu një rëndësi edhe më të veçant, mbas marrjes së portit të Pireut nga Kina dhe përpjekjeve premanente të Rusisë për të rritur influencën në Rajon, Mesdhe, Ballkan dhe Ballkanin Perendimor, etj.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD;
Ish-Këshilltar i Presidentit, ZvSHSHP dhe Përfaqësues i RSH në NATO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here