Situata e rënduar e Covid-19 në Shqipëri, ka bërë që këtë të hënë të ketë replika online mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Këtë herë kryedemokrati, i thotë Ramës që qeveria të shtojë testimet, të rimbursojë ilaçet për pacientët në shtëpi dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.
Postimi i plotë
Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!