Një grabitje spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotme në filialin e bankës Credit Agricole në Piazza Ascoli në Milano.
Sipas hetuesve grabitësit hynë përmes një vrime të hapur nga një ndërtesë ngjitur, pasi u futën në ambientin e bankës ata morën peng një punëtor dhe nën kërcënimin e armës kërkuan të gjitha paratë që ndodheshin aty.
Dyshohet se numri I grabitësve ishte 6 persona dhe akoma nuk është bërë e ditur sasia e parave të marra.
“Gjatë kohës kur po largoheshin ata gjuajtën disa herë në ajër dhe u futën në kanalizimet e ujërave të zeza,” thanë dëshmitarët në vendin e ngjarjes.
Policia Italiane ka rrethuar të gjithë perimetrin e sigurisë dhe po kryen kontrolle për të lokalizuar autorët e krimit.