Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook ku njofton se ka nisur trajtimin dhe është izoluar duke zbatuar të gjitha protokollet e ekspertëve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.
“Të nderuar miq. Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv. Me nisjen e trajtimit dhe karantinimit sipas protokolleve, gjej rastin të ritheksoj rëndësinë e respektimit të të gjitha masave të rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkruan Klosi.