Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Elbasan, ku një person i cili po tentonte të kalonte rrugën me biçikletë është përplasur nga një autoveturë dhe për pasoje ka mbetur i plagosur rëndë.
Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ndodhi në fshatin Katund i Ri në segmentin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik.
Të njëjtat burime konfirmuan se personi që u përplas nga automjeti “fluturoi” në ajër rreth 2 m nga goditja. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë.