Presidenti shqiptar Ilir Meta dënon sulmin sonte në Vjenë, ndërsa shpreh vendosmërinë krah aleatëve në luftën kundër terrorizmit.
Postimi i plote ne Facebook:
“Lajme të tmerrshme nga Vjena sonte. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës.
Ne qëndrojmë me vendosmëri me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit” shkruan Meta.
Nga sulmi në Vjenë në gjashtë pika të ndryshe të qytetit, disa persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën.