Teliti: Shqipëria kryen tre herë më pak teste se shtetet e rajonit

0
118

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ishte i ftuar në Syri.Tv, ku ka komentuar fillimisht situatën e rënduar të pandemisë në vend, ku fajtor ashtu si z.Basha cilëson qeverinë e cila nuk teston, ndryshe nga direktivat e OBSH-së.

‘Amerika gjysmën e popullatës e ka testuar. Gjermania ka një numër të lartë testimesh për 1 milion banorë.

Në Serbi, 150 mijë qytetarë për 1 milion banorët janë testuar.

Greqia ndërkohë ka testuar 172 mijë qytetarë për 1 milion banorë.

Po qeveria shqiptare sa shqiptar ka testuar në 1 milion banorë?

Janë testuar vetëm 43 mijë shqiptarë për 1 milion banorë.

Pra, jemi 3 herë më pak se vendi që teston më pak në rajon

Vetëm me anë të testimit ne mund të kuptojmë se cila pjesë e popullatës është kontaminuar

Rrotën nuk e shpik qeveria, por ekspertët.

Kryeministri që bën batuta, e di që është vite dritë larg vizionit të liderit të opozitës.

Basha e ka pyetur qartë, pse paguan inceneratorët dhe nuk paguan për testimet e shqiptarëve?

Pse vazhdon të abuzojë me paratë e shqiptarëve, dhe të mos japësh bonusin për mjekët?

Ti leje batutat se nuk është kohë batutash.

Të mbyllësh edhe njëherë ekonominë shqiptare do ishte dramatike.

Por ama para shëndetit të njerëzve asgjë nuk dihet.

Qeveria duhet të bëjë gjithçka që vendi të mos ketë edhe një karantinë të dytë.

Kjo arrihet duke bërë testime, dhe duke përmirësuar infrastrukturën shëndetësore për t’i bërë ballë trajtimit të sëmurëve me Covid.

Nëse do ishte bërë në të kaluarën, do ishte e mundur të shmangej një karantinë e dytë.

Po nëse qeveria vazhdon kështu, viktimat do të na çojnë drejt mbylljes së radhës.

Çelësi është testimi dhe trajtimi i tyre.

Qeveria shqiptare e tregoi vetën e saj gjatë karantinë së pranverës.

Nuk i dha përgjigje jo vetëm situatës shëndetësore, por as asaj ekonomike.

Deri më 26 prill, fatkeqësisht kemi edhe 6 muaj përpara me këtë qeveri dhe impakti do ishte vrasës për familjen shqiptare.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here