Ambasadorja amerikane Yuri Kim mbajti një diskutim virtual mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara mbrëmjen e djeshme me pjesmarrjen e udhëheqësve, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe aktivistëve të forumeve rinore politike nga Shqipëria.
Grupi diskutoi rolin e rëndësishëm që zgjedhjet e lira dhe të drejta luajnë në një demokraci dhe Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që kanë të qenurit i informuar dhe pjesmarrja në proceset demokratike.