Kreytarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagon për “BalkanWeb” dhe “News24” menjëherë pas lajmit se është gjobitur nga policia me 30 mijë lekë të vjetra për mos mbajtjen e maskës anti-covid në rrugë.
“Kryemadhi nuk ka asnje dijeni mbi gjoben. Asnje polic nuk na ka ndaluar gjate aktivitetit dhe deri ne kete moment nuk na ka ardhur nje flete gjobe. Ky veprim synon te fshehe te vertetat qe u nxorren ne pah ne kombinat. Jane gjoba mediatike qe kerkojne te fshehin te vertetat”, tha Kryemadhi për “BalkanWeb” dhe “News24”.
Ndërkohë, në një reagim të parë për media, edhe LSI thekson se Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për këtë gjobë nga policia, ndërsa sqaron se gjatë takimit të zhvilluar sot në Kombinat nuk është shfaqur asnjë polic.
“Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk ka asnje dijeni per gjobe nga Policia e Shtetit. Gjate gjithe kohes qe eshte zhvilluar aktiviteti ne Kombinat nuk eshte paraqitur asnje efektiv policie. Deri ne momentin qe do te njihemi me gjoben do te kemi nje reagim”, thuhet në reagimin e parë të LSI.