Hollanda kundër çeljes së negociatave/ Ish-deputeti i PS-së: Të keqen duhet ta kërkojmë te vetja…Shqipëria ka vështirësi…

0
262

MAPO bisedon me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Marko Bello, për vendimin e Holandës për t’u shprehur kundër çeljes së bisedimeve me Shqipërinë me argumentin se nuk ka plotësuar kushtet e vendosura më 24 mars, dhe për të dhënë miratimin për Maqedoninë e Veriut. Ishte i pritshëm ky vendim? A mund të ndiqet nga “Jo” të tjera të vendeve anëtare? 

 

Qeveria holandeze i ka kërkuar parlamentit që të votojë kundër çeljes së bisedimeve me Shqipërinë me argumentin se nuk ka plotësuar kushtet e vendosura më 24 mars, nga ana tjetër ka dhënë miratimin për Maqedoninë e Veriut. Ishte i pritshëm ky vendim? A mund të ndiqet nga “Jo” të tjera të vendeve anëtare?

Bllokimi i Holandës tregon se Shqipëria ka vështirësi dhe nuk po i bind të gjitha vendet anëtare se është gati për nisjen e negociatave. Për mendimin tim, të keqen duhet ta kërkojmë te vetja. Çfarë nënkuptoj me këtë? Në radhë të parë ne duhet tëplotësojmë kushtin që është me të vërtetë kryesor: ngritjen e dy institucioneve të drejtësisë, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se qeveria i ka përmbushur detyrat për integrimin, çfarë vendimesh merr Brukseli nuk është në dorën tonë. Sa qëndron ky pohim? Sa qëndron argumenti se Holanda është skeptike ndaj Shqipërisë?

Fatkeqësisht, Kryeministri Rama e shikon problemin te vendet anëtare, duke u mbështetur vetëm te rekomandimet e Komisionit Europian. Por të gjithë e dinë se e vërteta është ndryshe dhe se për të shkuar në finalizimin e procesit duhet të japin OK të gjithëparlamentet e vendeve anëtare. Sa kohë kjo nuk ndodh nuk mund të flitet për suksesin e procesit. Ashtu siç edhe duhet kuptuar se duke fajësuar të tjerët nuk shfajësohet vetja. Fakti qëMaqedonisë së Veriut i hapet drita jeshile, provon pikërisht çkathashë më sipërËshtë e pafalshme të mos plotësohen ato kushte, të cilat një klasë politike më e përgjegjshme dhe njëQeveri që vendos interesat e vendit në plan të parë, do ti kishte realizuar me kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here