Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas gjobitjes që i është bërë nga ‘ekrani’ nga ana e policisë.
Kryemadhi është shprehur se sot nuk e ka kontaktuar asnjë polic dhe nuk është në dijeni të ndonjë gjobe të tillë.
Ajo e cilëson si gjobë mediatike.
Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit;
Gjobat mediatike si projektet 3 D te aeroporteve të ER, si 300 mijë vendet e punës si çdo mashtrim të Rilindjes për shqiptarët nuk mund të largojnë vëmendjen nga grabitja e shtëpive që Rama dhe Erion Veliaj duan t’iu marrin banorëve të Kombinatit.
Edhe pse nga Polici Shteti në polici sanitare, i kujtoj ER t’iu rrisë pagat t’iu paguaj orët jashtë orarit policisë dhe efektivëve të saj.