Soni Malaj i është rikthyer ekranit, por kësaj herë ajo është bërë pjesë e një emisioni televiziv “Këngë Moj”.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit këtë eksperiencë të re, por një nga ndjekësit e ka krahasuar atë me Greta Koçin.
“Për zotin mu duke si Greta Koçi”, ka shkruar fansja poshtë videos.
Ky koment nuk ka kaluar pa vëmendjen e këngëtares, dhe megjithëse nuk ka qenë aspak dashamirës, pasi komentuesja e ka shoqëruar me dije emoji duke qeshur, Soni nuk është ofenduar dhe e ka marrë me shumë sportivitet.
“Për mua është një ngatërresë shumë e lezetshme sepse Greta Koçi është një vajzë dhe një artiste fantastike”.
Prej disa kohësh Soni ka qëndruar larg muzikës, dhe projekti më i fundit i saj mban titullin “Shije tradhëtie”, me të cilën mori pjesë në “Këngën Magjike”.