‘Qeveria ndan 1,5 milione euro’/ Bozdo: Kjo nuk është paketa e tretë, por tallja e tretë me biznesin

0
101

Ish-zv/ministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, e ka cilësuar si një tallje të radhës për biznesin, paketën e ofruar nga kryeministri Rama, që në total nuk shkon më shumë se 1.5 milion euro, ndërkohë që po kjo qeveri u jep inceneratorëve 75 milion euro.

Postimi i plote:

Qeveria po përpiqet të na mbushë mendjen se, në emër të përballimit të pandemisë Covid 19, ka vënë në dispozicion një paketë të tretë ndihme për biznesin.

Në fakt, është tallja e tretë me biznesin, pas dy paketave të para qesharake, që e klasifikuan qeverinë shqiptare si qeveria e fundit në Evropë dhe ndër të fundit në botë, përsa i përket ndihmës reale për ekonominë.

Por siç duket, pas kërkesave të biznesit dhe opinionit publik, qeveria na paska “reflektuar”, dhe ka vendosur që në emër të përballimit të masave antiCovid, të ofrojë 20 mije lekë (të vjetra) në muaj për punetor. Sa për sqarim, 20 mije lekë të vjetra në muaj janë më pak se shpenzimet ditore të një punëtori për maska dhe dizifektues.

Për më tepër, kjo masë prek vetëm biznesin vogël dhe të mesem prodhues, dhe vetëm për dy muajt e fundvitit. Për qeverinë siç duket, Covid 19 ka filluar në nëntor dhe do mbarojë në dhjetor të këtij viti!

Por tallja nuk mbaron këtu: këtë ndihmë nuk e marrin të gjitha ndërmarrjet! Këtë ndihmë e marrin vetëm ndërmarrjet prodhuese, dhe vetëm ato ndërmarrje që kanë 10 deri në 50 punëtorë. A thua se ndërmarrjet e tjera, si ato të shërbimeve apo ato që kanë më shumë punëtorë p.sh., nuk kane patur asnjë shpenzim dhe nuk kanë nevojë për ndihmë nga qeveria!

Tallja vazhdon: e gjithë shuma që qeveria do të shpenzojë është vetëm 1,5 milionë euro. Kjo është një sakrifice e madhe nga ana e qeverisë, sepse ajo sapo ka paguar 75 milionë euro për 3 inceneratorë që nuk ekzistojnë. Dhe në kushte pandemie, korrupsioni i inceneratorëve është prioritet kombëtar, veçanërisht kur bëhet fjalë për para që përfundojnë në xhepat e qeveritarëve.

Si përfundim, kjo nuk është paketa e tretë e ndihmës, por vetëm tallja e tretë e qeverise me biznesin dhe shqiptarët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here