“Rilindja degradoi sportin korçar”, kampion i atletikës thirrje të fortë: Mos na digjni ëndrrat, Shqipëria është shtëpia jonë!

0
148

Krenar Myrteza , kampion i atletikës, gjate nje takimi me strukturat e LSI në Korçë, u ka drejtuar nje thirrje te forte politikes qeveriseise edhe te rinjve ne vend.

Myrteza shprehet se ‘Rilindja’ degradoi sportin korçar, por te rinjte nuk duhet te ndalen per ta mbajtur Shqiperine, vendin e tyre te endrrave.

Fjala e plote:

MOS NA DIGJNI ËNDRRAT, SHQIPËRIA ËSHTË SHTËPIA JONË !

Të rinjtë sot po përballen me vështirësi të mëdha dhe pengesa në çdo fushë të jetës së tyre. Të rinjtë aktiv, pozitivë ,me energji dhe plot vullnet nuk kanë atë optimizmin që pritet prej tyre… një ndër këto pengesa shihet në fushën e sportit, ku të rinjtë në qytetin e Korçës të paktën, nuk gjejnë mbështetjen dhe përkrahjen e duhur morale dhe jo vetëm prej shumë kohësh. Unë vetë vij nga kjo fushë dhe këto fjalë nuk janë vetëm fjalë,janë më shumë se aq. Para shumë vitesh kur kam filluar stërvitjen e atletikës, vetëm në këtë sport në kampionatin kombëtar shkonin përafërsisht 50 atletë në kampionatin e të rriturve pa numëruar moshat e reja që ishin shumë më shumë. Fatkeqësisht… tani kanë ngelur më e shumta katër persona. Përse kjo zgjedhje ? Përse u larguam ne ? Sepse nuk morëm asnjë falenderim dhe mbështetje për ato kupa që sollëm nga podiumet ! Është e dhimbshme të shoh që shkrihen ekipe,të shoh trajnerë që largohen për disa kërkesa që mund t’iu plotësohen,të shoh të rinjtë të cilët preferojnë të enden kafeneve në vend që të merren me një sport. Shumë miqtë e mi, ka nga ata të cilët kanë lënë shkollën për sportin, ata janë TALENTE të cilët sakrifikuan shumë gjëra për pasionin e tyre… por askush nuk i ka bërë të ndihen të vlerësuar. Më vjen shumë keq që tani që i kanë flakur në rrugë nuk kanë as eksperiencë pune dhe as shkollim. E pse ? Sepse dëshironin atë, ëndrrën e tyre ! Kjo gjë duhet të ndryshojë! Jemi qyteti i traditave, keni dëgjuar për atletikën Korcare ? Po, disa trajnerë vazhdojnë po japin shpirtin ende për të sjellë frymë të re… por edhe sa do munden ata ? Edhe sa do munden prindërit të financojnë fëmijët e tyre duke ditur që s’po fitojnë gjë sepse ata lart dëshirojnë t’i futin parate në xhepin e tyre dhe sportistët le të vuajnë. Kujtoj që në ekipin kombëtar ,në gara ndërkombëtare kishim katër uniforma të gjithë si ekip, dhe ndërronim kanatieret me njëri tjetrin sepse rrezikonim skualifikimin nga mungesa e uniformës së ekipit kombëtar!

Prandaj , miq, sportistë, artistë dhe shumë të tjerë unë nuk dua të vazhdojnë të na DIGJEN ëndrrat ! DUHET TA NDRYSHOJMË këtë sistem duke luftuar sëbashku, dhe zotohem që unë do jem i pari që do luftoj me mish dhe shpirt që në të ardhmen mos vazhdojnë të na i DJEGIN ato.

Fotografia e LSI Korçë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here