Hashim Thaçi dorëhiqet nga president i Kosovës…

0
130

Hashim Thaçi dorëhiqet si President i Kosovës. Thaçi ka njoftuar dorëheqjen me një deklaratë, ku theksoi se asnjë sfidë nuk mund të cënojë partneritetin e Kosovës me aleatët euro-perëndimorë.

Ai ftoi qytetarët që të ruajnë qetesinë dhe shtoi se “kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim”.

Thaçi konfirmoi sot aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tij. Thaçi tha se do të përballej me këto akuza si qytetar i thjesht dhe jo si President i Kosovës.

“Jam krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së”, tha Thaçi.

Hashim Thaçi tha se do të dilnin faqebardhë nga kjo gjë dhe se kjo nuk ishte një lamtumirë, por një mirupafshim.

“Ju bëj thirrje politikanëve të mos mblidhen e të mos protestojnë. Ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë, do të shihemi faqebardhë, zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Thaçi.

Më herët, ishte kreu i PDK-së Kadri Veseli ai që dha dorëheqjen duke konfirmuar njëkohësisht akuzat e Speciales. Veseli tha se do të shkonte në Hagë si qytetar i thjesht duke hequr dorë nga detyrat në parti.

Aktakuza është konfirmuar edhe për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ky i fundit u mor dje forcërisht nga EULEX.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here