Policia e Shtetit ka provokuar sot simpatizantët e LSI duke tentuar të ndalojë takimet e drejtuesve të kësaj force politike me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.
Me argumentin e ndalimit të tubimeve politike për shkak të pandemisë, efektivët e policisë së Durrësit janë përpjekur të mos lejojnë takimet e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe drejtueses së LSI për qarkun e Durrës, Elona Guri.
Policia ka gjobitur kryetaren e LSI për mos mbajtjen e maskës. Ndërkohë Kryemadhi ka shkruar në fletën e gjobës: “T’ia çjerrim maskën Edi Ramës në 25 prill 2021. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve”.