Teksa demokrati Joe Biden vijon të thellojë diferencën, presidenti i SHBA Donald Trump kërkon sërish ndalimin e numërimit të votave.
Përmes një tjetër reagimi në Twitter, kandidati i Republikanëve bën një tjetër apel: “Ndalni mashtrimin”, raporton Ora News.
Më herët, drejtuesit e fushatës së Trump dorëzuan një padi në gjykatë ku kërkojnë ndalimin e numërimit të votave në tre shtete kyçe për rezultatin final: Michigan, Georgia dhe Pensylvania.
Sipas republikanëve, procesi është duke u manipuluar me qëllim fitoren e Joe Biden.