Zhaklina Lekatari: Jam pro martesave të hapura, partnerët të tolerojnë tradhtitë

0
611

Ditën e sotme, në emisionin “Historia ime” ishte e ftuar Zhaklina Lekatari për të diskutuar mbi martesën si institucion, si zgjedhje dhe si koncept duke u ndalur edhe në faza të ndryshme të evolimit të saj.

Blogeria e seksit, është shprehur se ne duhet të jemi të lirë të zgjedhim, të tolerojmë njëri-tjetrin në një marrëdhënie dhe pse jo të falim dhe tradhtitë.

“Duke qenë më shumë individualistë dhe egoistë, duket sikur e kemi më të vështirë të komunikojmë, të tolerojmë njëri-tjetrin, jemi më të lirë të zgjedhim, respektojmë më pak patneritetin, fjalën e dhënë, ka ndryshuar sistemi i vlerave në shoqërinë tonë dhe sigurisht që kjo ka ndryshuar dhe tek martesa duke e bërë atë më të dobët dhe duke e vënë më në rrezik jetëgjatësinë e saj.”

Më tej, ajo tha se martesa ka të mirat dhe të këqijat e veta dhe që një martesë të jetë e shëndetshme duhet patjetër që të ketë komunikim dhe të tolerojnë njëri-tjetrin.

“jo sepse unë mendoj që njeriu nuk është qenie monogame, është qenie poligame. Mendoj që martesa ka të mirat dhe të këqijat e veta dhe që një martesë të jetë e shëndetshme duhet patjetër që të ketë komunikim dhe të tolerojmë njëri-tjetrin. Pra në martesë mund të ketë edhe ngjarje siç janë pabesia, tradhtia apo situata të tjera të pakëndshme, por suksesi është t’i tejkalojmë. Nuk po propozoj martesë të hapur edhe pse jam pro e martesës së hapur.

Martesa e hapur është kur ne ia pranojmë partnerit me të cilin jemi duke jetuar që ne mund të flirtojmë ose të kemi kontakte të tjera por pa iu larguar bërthamës kryesore ligjore, martesës. Gjithmonë duke qenë shumë të sinqertë me partnerin dhe gjithmonë duke pasur konfirmim dhe komunikim nëpërmjet partnerit, jo me zgjedhje individuale.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here