Vajza e presidentit Donald Trump ka reaguar në lidhje me zhvillimin e procesit të numërimit të votave në ShBA.
Përmes një postimi në Twitter, Ivanka shkruan se çdo votë legale duhet të numërohet, e ato ilegale të mos numërohen.
“Çdo votë legale duhet të numërohet, e çdo votë ilegale nuk duhet të numërohet. Nuk duhet të ketë diçka kontroverse”, shkruan Ivanka Trump.