Kryetarja e LSI-së në Durrës i kundërpërgjigjet Ramës: Sekti i korrupsionit dhe betonit që ju drejtoni, do marrë shuplakën më të rëndë nga ky qytet

0
112

Kryetarja e LSI-së në Durrës, Kontjana Kuçi nepermjet nje postimi ne Facebook shkruan sese kryeministri në largim, Edi Rama mashtroi sot në Durrës, kur tha se qeveria i është gjendur gjithmonë këtij qarku.

Sipas Kuçit, kreu i sektit të betonit dhe korrupsionit, ka përballë qytetarët ku do të marrë shuplakën më të madhe.

Postimi i plotë

Kryeministri në largim, me zë edhe më të dridhur se herët e tjera, nga paniku i fundit të tij më 25 prill, mashtroi sërish edhe sot banorët e Durrësit duke i renditur “pseudo-arritjet” e “Rilindjes” për qytetin tonë. “Qeveria i është gjendur gjithmonë Durrësit” gënjeu sërish kreu i sektit të betonit dhe korrupsionit. Qeveria juaj i është gjendur Durrësit? Kur? Si? Me betonizimin e qendrës së qytetit? Me 6 milionë dollarë Velierë që u ndërtua mbi zonë arkeologjike, prishi pamjen e qytetit, vazhdon ende si një gërmallë, i janë shtuar kolona në rrugë që të mos rrëzohet? Me rrugët qindra milionëshe që gjoja rikonstruktohen çdo vit vetëm për t’u pasuruar oligarkët tuaj?
I jeni gjendur Durrësit me 400 milionë eurot e ineceratorëve?

Me 83 milion lekë lule për dekoracion teksa familjet vuajnë për bukën e gojës? Me faturat e ujit të pishëm dhe dritave që janë më të lartat në Shqipëri? Me koncensionet abuzive të Portit të Durrësit? Apo me arbitrazhin 100 milionë eurosh? Me rininë e papunë? Sa vende pune keni hapur për rininë e Durrësit? Zero! Zero! Zero! Ndaj edhe rinia po largohet. Si e keni ndihmuar biznesin? Shkoni e pyesni me qindra biznese që janë mbyllur. Pyesni operatorët turistik dhe sektorin e hotelerisë që janë në faliment.

Pyesni mijëra banorët me shtëpitë dëmtuara që jetojnë në çadra, ato 900 familjet DS4 që nuk u keni dhënë asnjë informacion e jo më mbështetje. Madje me dëmet e banesave i dhatë edhe 750 milionë lekë Klodjan Zotos për përpunimin e inerteve. Si guxoni e flisni për shëndetësinë kur Spitali Rajonal i Durrësit është në ditët më të vështira. Vatër infeksioni e Covid-19, me mungesë stafi mjeksor dhe infermieror. Mungesë tamponësh, dorezash, e madje sapuni. Spitali nuk ka as sapun o kryeministër në largim, e ju flisni për projekte 3D. Urgjenca është në kushte skandaloze. Njerëzit po infektohen e po humbin jetën ndërsa ju ushqeni oligarkët tuaj me PPP qindra milionëshe.

Ju nuk keni bërë asgjë për Durrësin, përkundrazi e keni mjeruar Durrësin. Sot banorët dhe familjet e thjeshta janë në kushtet më të vështira dhe fajtori jeni ju dhe sekti i korrupsionit dhe betonit që ju drejtoni. Folët duke u dridhur për Durrësin sepse e dini fare mirë që nga Durrësi do ju vijë humbja. Tik-tak. 2️⃣5️⃣ prilli po afron dhe fundi juaj ka nisur e do festohet më shumë se kudo tjetër në Durrës, në këtë qytet që ju e keni shkatërruar më shumë.
Durrësi është makthi juaj sepse shuplakën më të rëndë do e merrni në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here