Basha: Vendi ka nevojë për lidership ekonomik! Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën…

0
130

Kreu i opozitës Lulzim Basha me anë të një videomesazhi ju ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre, pasi ata janë braktusir totalisht nga qeveria.

Basha theksoi se rama dhe rilindja fajësojnë qytetarët për dështimin e tyre në menaxhimin e pandemisë.

Sipas tij sot Shqipëria dhe shqiptarët janë të vetëm dhe nuk kanë një lidershpi që t’i udhëheqë përballë betejës me pandeminë dhe ekonominë, pasi qeveria Rilidase ka dështuar.

Është e qartë se vala e dytë ka goditur Shqipërinë, gjendja po rëndohet dita ditës.

Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike.

Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë. 

Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj.

Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë.  

Mirënjohje, respekt dhe solidaritet me mjeket, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor qe sot po bëjnë të pamundurën për tu ardhur ne ndihme qytetareve, pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik!  Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon. 

Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe me te veshtirë përballimin e krizës shëndetësore. Shumica e qytetarëve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. Kjo është e papranueshme!

Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.  E vetmja përgjigje është se “fajin e kane qytetarët.

Faji nuk është i qytetarëve se ka mungesa të mjekeve, laboratorëve, testimeve, e kapaciteteve spitalore.

Nuk është faji i qytetarëve për çmimet me të larta në rajon të barnave për trajtimin e sëmundjes, rritja e papunësisë dhe pamundësisë ekonomike. 

 Ne, kemi mbështetur që nga fillimi çdo hap në mbrojtje të shëndetit të njerëzve dhe kemi ofruar zgjidhje. Por ne bëjmë përgjegjëse qeverinë për mungesën e lidershipit dhe të veprimit nga ana e saj. 

Asgjë nuk ka më rëndësi sot se jeta dhe shëndeti juaj. Prandaj ju bej thirrje të tregoni maksimumin e vëmendjes dhe kujdesit për të mbrotjur veten, fëmijët, prindërit dhe familjen!, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here