Baton Haxhiu bëhet subjekt humori: Si kërceu Kadri Veseli nga avioni…

0
153

Gazetari Baton Haxhiu, në përpjekje për të ngritur lart figurën e Kadri Veselit, gjatë një debate televiziv në një televizion të Kosovës, ka ngjallur habi në studio pasi e ka paraqitur mikun e tij si një “Rambo” të vërtetë.

Haxhiu tha se aq i vendosur ishte për t’u bashkuar me UÇK-në Kadri Veseli, sa që kishte kërcyer nga një avion.

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mundur të zbresë në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të niseshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, ka thënë Haxhiu.

Në rrjetet sociale, kjo deklaratë është pritur me humor dhe ironi.

“Netflix sapo ka kontaktuar Baton Haxhiun për ta angazhuar si skenarist në një film lidhur me storien e hudhjes legjendare të Kadri Veselit nga avioni,” shkruan dikush.

Kadri Veselit i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria Speciale dhe ai tashmë në paraburgim. Veseli do të dalë përpara Gjykatës Speciale në Hagë në datën 10 nëntor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here