Nga Kontjana Kuçi, kryetare e LSI në Durrës
Durrësi në kaos për shkak të projekteve elektorale të sektit të “Rilindjes.”
⭕️ Ky është fondi 1.15 miliardë Euro që mori “Rilindja” për Rindërtimin?
Turp, tallje dhe abuzim.
⭕️ Vështirësi në Durrës në lëvizjen e automjeteve dhe kalimtarëve.
⭕️ Tallje me banorët e Durrësit duke shtruar e ri-shtruar çdo vit të njëjtat rrugë e sheshrrotullime vetëm për përfitime të oligarkëve të betonit.
⭕️ Me qindra familje të Durrësit ende pa banesa ndërsa Bashkia Durrës blen 83 milion lekë lule për dekoracion.
⭕️ Projekte 3D dhe lule në kohë tërmeti dhe koronavirusi.
⭕️ Banorët e Durrësit paguajnë faturat më të larta në Shqipëri për ujin.
⭕️ Në kulmin e pandemisë banorët kanë paguar fatura uji mbi 70 mijë lekë të vjetra e vazhdojnë të paguajnë edhe sot fatura të larta.
⭕️ 900 familjeve në godinat DS4 nuk u jepet asnjë shpjegim apo informacion.
⭕️ Shumë banorëve u janë zhdukur qëllimisht kontratat e rindërtimit.
⭕️ Mafia e fondeve të tërmetit po pasurohet ndërsa familjet e Durrësit po zhvaten dhe braktisen në ditët e tyre më të vështira.
⭕️ Miliona të shpenzuara për fasadat e Pediatrisë në Spitalin e Durrësit ndërkohë nuk bëhet asgjë për të shtuar stafin mjekësor dhe infermieror.
⭕️ Asgjë për tamponët, dorezat, disinfektantët.
⭕️ Asgjë për Urgjencën.
⭕️ Me qindra familje kaluan 2 dimra në çadra dhe sipas deklaratës së fundit të Ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj duhen edhe 2 dimra të tjerë për të përfunduar Rindërtimi.
⭕️ 4 dimra pa strehim.
⭕️ Teksa Durrësi vuan dhe pas 400 milionë eurore të ineceratorëve qeveria dhe Bashkia Durrës lëvroi sërish 750 milionë lekë për Klodian Zoton duke marrë të drejtën e përpunimit të inerteve.
⭕️ Ku janë 1.15 miliardë Eurot për Rindërtimin?
Asgjë për banorët e Durrësit. Asgjë për qytetin tonë. Vetëm vjedhje dhe propagandë.
Propaganda e fasadave vazhdon.
Më 25 prill sekti i fasadave do largohet përgjithmonë.
Shuplaka më e madhe do i jepet në Durrës.