Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka hedhur poshtë mundësinë që ai të shkojë si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë për vrasjen e Azem Hajdarit.
Berisha thotë se procesi është politik dhe synon të ekzekutojë për herë të dytë Azem Hajdarin.
A është e nevojshme për t’u thirrur si dëshmitar në Gjykatë?
Deklarata ime është bërë mbi bazën e dëshmive apo tregimeve që kam bërë, unë s’kam qenë dëshmitar okular, në vendin e ngjarjes. Por kam dëshmuar për prokurorët ndërkombëtarë. Ai gjyq është zhvilluar me prokurorë ndërkombëtarë. OSBE ka sjellë dy prokurorë të njohur në Tiranë. Vetëm hetimi i plotë, qeveria shqiptarë duhet të mbajë një hetim të plotë.
Unë çfarë më kishin thënë, persona të ndryshëm të cilët kishin parë ngjarjen apo kishin dëgjuar, unë ja paraqita me kërkesën e tij, ambasadorit. Ai ua dorëzoi prokurorëve ndërkombëtarë, dhe prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi i cili të nesërmen ua dorëzoi mediave.
Dëshmia e Zenel Nezës
Nuk kam asnjë lloj interesi në lidhje me një proces që kërkon çbërjen e nxjerrjen njëlloj si Dritan Dajti, e vrasës për qëllime politike nga Edi Rama.Në dijeninë time nga hetuesit a prokurorët Zenel Neza e ka deponimin e tij, është pyetur. Pra është proces për të çbërë.
A do të merrni pjesë si dëshmitar në proces?
Unë besoj se qartësova diçka, nuk marr pjesë në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin.