Meta më i qartë dhe më i vendosur se asnjëherë tjetër!

0
132

Nga Kastriot Islami.

Takova Metën në park kur po bëja ecje e mëngjesit.

Mu duk shumë i qartë dhe i saktë në vlerësimin e situatës dhe përcaktimin e zgjidhjes. Nga ana tjetër mu duk shumë i qetë por edhe tejet i vendosur për arritjen e objektivit të vendosjes së vendit në shinat e demokracisë dhe të integrimit.

Po ashtu nga përgjigjet e pyetjeve kuptova se qartësia, saktësia dhe motivimi i tij janë jo vetëm të brëndshme e të lidhura me eksperiencën e tij por duket se nxiten edhe nga marrëzitë e zullumet ekstreme të Ramës.

Ai nuk më tha asgjë nga këto por i ndjeva nga biseda me të.

Gjuha arrogante e Ramës ndaj Metës dhe fjalori i disa prej “kukullave” pranë tij, duket po e kthejnë Metën në simbolin e liderit popullor të rotacionit dhe strumbullarin e grumbullimit të të gjithë atyre që mbështesin rotacionin, veçanërisht të socialistëve të ndershëm, që e urrejnë në ekstrem e në mënyrë të pakthyeshme Rilindjen dhe e kanë braktisur Ramën…

Po ashtu Meta dukej i qetë edhe nga loja e Ramës përmes disa sharlatanëve mediokër e servilë në parlament për të reduktuar kompetencat e Presidentit, për të cilat Meta duket se nuk shqetësohej aspak, madje dukej se kjo e motivonte edhe më shumë dhe e bënte më të qartë e më të vendosur në betejën për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe të integrimit.

Gjykoj se Rama duhet nxitur të vazhdojë në këtë rrugë që mesa duket do të çojë drejt një fundi të sigurtë e të tmerrshëm…

Pa pranuar askush, asnjëlloj kompromisi me të, për ta nxjerrë nga kurthi ku gjendet dhe nga katastrofa që e pret…!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here